Bebusha

•Qershor 1, 2010 • Lini një Koment

Në Sharrë, aty ku familjet “bashkëjetojnë” me të pajetët..

•Prill 29, 2010 • Lini një Koment

Megjithëse shkojnë bashkë si fraza, ” i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin” ndryshimi mes tyre është i skajshem. Dallimi bëhet edhe më i zbehtë kur sjell në mendje disa pamje dhe të verteta. Dihet po nuk pati jetë ka vdekje dhe në fund njëri prej tyre do ta nxjerrë kokën. Por kjo batute tragjikomike nuk aplikohet prej kohesh.
Koncepti “jetë” merr ngjyrime të tjera kur gjendesh përpara “varrezave të Sharrës” në zonën e kombinatit. Pretendimet se jeta urbane e kryeqytetit nuk përzihet më një fenomen të tillë, nuk është aspak i vërtetë për ata që nuk janë pjesë e këtij realiteti.
Përpos kësaj, për të moj mjaftuar gjithçka, edhe urbani në qendër të Tiranës, mban në krye të tij tabelën “qendër- sharrë-qendër”. Pas trafikut të dendur të paradites marrë maloren u rrugicës qeë të çon në zonën e jeteës dhe post saj!
Një aspect I patjetërsueshëm është fakti që vdkeja është pjesë e pandashme e të gjallëve. Mirpo kjo mendohet dhe vërtëtohet atëherë kur “te digjet shpirti” nga humbja e një të afërmi. Për familjet e asaj zone, kjo jo domosdoshmërisht duhet të ndodhi. Shtëpitë as 10 metra nga banesat e të vdekurve të lejojnë shumë hapësirë për tu diskutuar.
Nëse kushdo përpiqet të “vras mendjen”, se ku mund të ngrejë një biznes fitimprurës, Sharra është vendi ideal. E gjithë malorja shoqërohet nga dyqane varresh, kornizash, hekurash, e deri tek gjetja e “shkrimtarit” për citimin e vargjeve mbi pllaka. Reklama pa fund, te vendosura jashtë e shpesh të shoqëruara nga emri i pronarit. E cuditshme, por e vërteë është absurdja e bashkëjetesës mes të qenurit në jetë përkrah vdekjes.
Oliada Tafa, vajza 11 vjeçare më shoqëron me fjalët e saj teksa merr rrugën e kthimit për në shtëpinë e saj.
Ajo është nxënësë e shkollës “Musineko Kalaja” dhe shkëlqimi në sytë e saj blu bien ndesh me fjalët: “uf sa keq, po jemi msu” !
Teksa qesh pa i bërë shumë përshtypje, ndihet e habitur me praninë time atje. Ndoshta nuk I kishte menduar asnjëherë këto fjalë.
E pyetur se sat ë vështirë e ka jetesën aty, qesh dhe shpreh” Jo shumë të mire, sepse ne e denim për vdekjen , por s;do e shihnim”.
Ajo pamje I dukej jeta tjetër dhe me një përgjigje fëminore shton:”edhe njerëzit tanë do vdesin,kështu që s’na bën përshtypje.
Duket sikur është e vetmja që nuk I trembet asaj dhe as që e mendon fare.
Teksa ngjisim maloren është edhe një tjetër fëmijë që kthehet nga shkolla. Ai është nje djalë çapkën që kur e motra e tij, Oliada tregonte, shprehu si nëpër dhëmb”ti je budallaqe”. Nuk kuptohej se ku donte të dilte. Ai quhej Orest dhe më shumë sesa fliste qeshte. Cantën e shkollës e mbante në duar dhe gjunjët I përthyheshin kur ngjiste rrugën.
“As nuk e kam menduar asnjëherë thoshte, un këtu kam lindur dhe s’kam frikë. Nga shtëpia deri në shkollë shkoj me motrën dhe shokë, por kur vjen darka nuk dalim të luajmë përjashta. Rrim në shtëpi”.
Në varrezat e sharrës dy vitet e fundit është bërë e pamundur gjetja fare lehtë e varreve të reja. Parcelizimi I ndonjë pjesë tjetër toke kërkon miratimin e Ministrisë së punëve publike, por kjo mesa duket nuk është arritur. Me rritjen demografike të kryeqytetit, ëështë rritur edhe numri I të vdekurve. Dëshira e familjarëvë për ti “strehuar” të afërmit praën këtyre varrezave shpesh kërkohet me cdo kusht. Për shërbimet funerale kjo është punë e vështirë dhe shpësh ata vendosen në poztë për shkak të gaditshmërisë së familjarëve për të paguar.
Po kur s’ka vende , si I bëhet.
Për të mr në parcelën e dytë të duhet të kalosh përmës varreve, ku as dy pëllëmbë tokë nuk ke për të shkelur. Të mbahesh tek hekurat që të mos shkelësh mbi ta, pot ë shkelësh për të mos prekur aty ku ngelet një ndjesi e cuditshme.
Lakmia dhe dëshira e shqiptarëvë për të treguar se dashuria tregohet me para, këtu duket sikur tregohet më zë të lartë.”Mirë s’ka vende thot Bujari, nje shitës lulesh, por edhe varret sa një shtëpi duhen këtu”!
Lavdia tafa është nëna e tre fëmijëve.Kur afrohem në oborrin e saj I cil ska as në portë hyrësë ,ajo ngrihet nga cesma dhe na prin në derë. Përshëndetemi dhe kërkojmë ndjesë për hyrjen dhe kuptoj menjëherë se për të ky vend shyqyr që ishte gjetur. Varfëria dhe skamja e kishte cuar në atë anë të tiranës ku nuk vjen “era jete, dhe heshtja të “shurdhon “.Teksa I tregoj për vizitën time atje, ajo nuk cuditet aspak.
“Ty të duket nami, mua jo”- shpreh pa hezituar dhe pa u pyetur.
Ndërkohë që I shpjegoj gjithë kureshtjëen time, ajo përgjigjet, duke patur përballë shikimin e fëmijëvë të saj që mesa duket është hera e parë që kuptojë problematikën.
“Unë kam 14 vjet këtu, shtëpinë e familjes e kam tek kodra më tutje, por kjo që rri është shtëpia e vjerrit”. Ndërkohë që flet tregon me shenjë se ku po ndërtohet shtëpia e saj, e cila as kollonat nuk ka akoma. E për të mos mjaftuar kjo,prisnim që shtëpia e saj e re të kishte themelet më larg varrezave, por jo, akoma më afër.
“Fëmijët janë mësuar, as nuk ju bën përshtypje, as nuk më kanë pyetur ndonjëhereë. Aman të kemi shtëpi, pa frik jo e jo”.
E ndërsa rrëfente cuditshëm e pyes neës as në fillimet e saj këtu s’ka përjetuar diçka që nuk shkon mirë.Lavdia shton: “kur kam ardh nuse në fillim më vinte keë që shihja njerëz që qanin, dhe kur varroseshin, tani jo më”
Për të e rendësishme ishte streha, vendi se ku aspak.
Për ndikimin në psikologjinë dhe shëndetin mendor të fëmijëve, ajo shtoi si për tu shfajësuar: “s’ka gje, cuni im afrohet tek varret, I prek pa të keq fare. Por ama, unë nuk I lë fëmijët të shesin e pastrojnë në to, edhe sikur të sakrifikoj vet. Ja kështu me vuajtje të mëdha, por unë vet, jo ata”.
Gesara 10 vjecare thotë: do pëlqeja ta kisha shtëpinë praën nje parku lojrash”
Larg smogut të Tiranës dhe jetës active mes zhurmave, këtu jeton heshtja. Të duhet ta tërhqësh pas këtë frazë teksa rrugën së kthimin na shoqëron muzika e lartë ne familjet e zonës. Shoqëruesja e tyre teksa bëjnë punët e mëngjesit.
Kjo është prej tre vitesh situate ne zonën e sharrës. Intensiteti I lartë I vdekjeve I cili shkon deri ne 2500-3000 vitin e fundt në tiranë sipas sherbimit fneral e bën situatën më të vështure. Tashmë nuk ka rëndësia parcela, apo vendi, rëndësi ka tre metra tokë për të varrosur njerëzit. Mungesa e hapësirave bën që të afërmit e të ndjerëvë të drëjtohën si me kokë mënjanë për në Shishtufinë. Një zonë jo shumë e parapëlqyer. NJë punonjëso komune I cili hap varre dhe gjithë ditën vërdallistet sa ke njëri e tek tjëtri thot. “Edhe ata që janë varrosur” nuk marrin dot frymë” , nuk I ndan asn jë pëllëmb më varrin ngjitur. Ka edhe raste kur familjarët duan tua rregullojnë dhe nuk mundin ashti sic duan. Po ce do I vdekuri atë shtëpizë të bukur e të shtrenjtë”?
Teksa kalojnë ditët në atë vend pune fatkeq, të veshur më përparse blu dhe shami të lidhur në kok, punonjëset komunale ulen tek ndonjë pllakë mermeri për të ngrënë ndonjë kafshatë bukë.
Kur marrim rrugën e kthimit kuptojme se me cfarë parash ngrihen ato shtëpi dy apo tre katëshe. Edhe bidonat 5 kilesh me ujë të mbushur në cezmë shiten me lek. Por zemërgjerësia e tyrë “kalon kufijtë nëse blen ndonje lule apo qirinj. Oferta edhe ne varreza, bli lule te marrësh ujë falas. Duket sikur është I vetmi vend I kryeqytetit me aq shumë lule. Natyrale dhe artificiale, qirinjt aromatic dhe të thjshtë. Kjo sipas xhepit dhe afërsisë më të “ndjerin”.
Maliq Lajmeri, nje shitës I thjeshtë lulesh I cili e ka ngritur biznesin e tij buzë rruge pasi ka ardhur nga qyteti I përmetit tregon se më këto lekë mbahet familja.
“Gjatë ditës së dielë ose kur ka të ardhur nga jashtë në muajt gusht dhe dhjetor ka më tepër punë”. I ulur mbi nje kovë të kthyer përmbys ai sheh njerëzit në drit të syrit dhe lutet të kalojnë sa më shumë. Duke ironizuar si pa kuptuar ai shton duke qeshur:” se këtu ja kanë ndjerë lezetin dhe është bër lule cdo 5 meter”!
Përpos gjithckaje të cuditshme, as aty s’te lenë “të qash rehat”. Nëse afrohesh tëk ndonje I afërm I joti për ta kujtuar, me siguri ndonjë fëmijë do të afrohet dhe do të të ofrojë larjen e varrin kundrejt pagesës.
Luajnë, zvarriten, fshihen dhe gjithcka është zbavitëse për ta.
Është si qyteti I heshtur që prapësëprap ekziston dhe “jeton”

Hekurudha Shqiptare, relika e fundit e regjimit komunist

•Prill 28, 2010 • Lini një Koment

Një retrospektivë e plotë dhe me arsye kombไtare, të çon në vitin 1947. E gjithë kjo kohë e kthyer pas kërkon një rezyme, që realisht është për të ardhur keq. Në këto ditë të ftohta Janari duket sikur të gjithë kanë një pikë të përbashkët referimi. Futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një mendim i tillë, jo më kot e ka një arsye. Këto ditë në vendit tonë kishin ardhur disa gazetarë të huaj. Njerëz që kishin shëtitur botën, e që natyrisht një ditë do kishte radhën Shqipëria. Ato ditë u fol aq shumë për futjen e vendit në Bashkimin Europian saqe nisi të lindte një pesimizëm ‘qorr’. Ata, të huajt si për të dashur të na ulnin kërshërinë na komunikuan një udhëtim modest drejtë qytetit të Durrësit. Deri këtu në rregull, por kur u mor vesh rrugëtimi me tren, atëherë një sarkazëm inatçore pushtoi fytyrën e kujtdo.
Atë ditë të acartë Janari u gjendëm në stacionin e trenit rreth orës 8:10. Treni nisej në 8:30. Si për të dashur të mbulonin “diellin më shosh” mbanin me muhabet të huajët.
Gjithçka niste me një panoramë sikur ishe diku ne Afrikë, e jo më një vend gati Europian. Disa njerëz që shisnin këpucë e çizme të vjetëruara, sikur hyrja e stacionit të trenit të ishte pazar. Disa të tjere të shoqëronin në çdo hap që hidhje për të shtyrë ato pak minuta para nisje, me një aromë qoftesh, apo suxhukësh. Mesa dukej ky stacion ishte kthyer në një vend “batakçi” ku mund të ushqeheshe, visheshe dhe udhëtoje, a thua ishte në një qendër tregtare ku gjen gjithçka.
Boritë e alarmit nënkuptonin hipjen në tren. Një biletë pesëdhjetëlekëshë të rinj ishtë disi shfajësuese për ato kushte që të ofroheshin.
U nisëm drejt Durrësit, udhëtimi zgjati fiks një orë. Ndalesat në sukth të ofronin një pamje fatkeqe. Ndërtesë e vjetër dhe e heshtur, asgjë nuk pipëtinte, vetëm boria e trenit. Gjatë rrugës shihje pa fund element dashakeqës për një Shqipëri Europiane. Shtëpi të ndërtuara buzë hekurudhave, me një distancë as dhjetë metra. Makina pa fund që kalonin si pa të keq përpara trenit. Njerëz që shkelnin mbi shina duke mos menduar se çfarë mund të shkaktojnë. Brenda në tren kushtet nuk ishin ashtu siç ne i kishim menduar. Të ofrohej një vend i pastër dhe komod. Ajo që të gjithë prisnin nuk u ofrua me përqindje të plote. Teksa udhëtonim dëgjonim njerëz që gëlonin për një errësirë të plotë gjatë kohës së kalimit në tunel. Por kjo nuk ndodhi, si për inatin e të huajve. Ata nuk kishin faj, por sërish fati i keq ishte yni. Gjatë udhëtimit ishte një i ftohtë i hidhët, ngrohëset as që mund të imagjinoheshin.
Një zonjë rreth të pesëdhjetave e quajtur Emine Hoxha, ishte fatorino e trenit. Ajo përshkonte gjithë vagonat dhe tek tuk ndeshje me ndonjë ‘vagabond’ që nuk tregonte biletën apo lëshonte ndonjë fjalë si për tu dukur. Me pak ‘turp’ për të folur ajo tregoi shkurtimisht:
” Vagonat e trenit janë ndërruar, ata nuk janë më kinezë, por tashme polakë. Ne i mbajmë pastër, ja siç e shikoni, por pastëria nuk është vetëm tek pastrimi, trenat kanë nevojë për shumë gjëra të tjera”.
E pyetur se si varionte numri i udhëtarëve në tren, ajo tregoi:
“Tashme nuk ka shumë udhëtarë, ja shiheni vet, sot vetëm ju jeni. Ikin më shumë me autobusë e fugona njerëzit, është ftohtë tani, e vapë në behar”.
Ajo kishte rreth 35 vite që e bente këtë punë,” u rrita ne tren” shtoi e mbështetur pas xhamit.
Pas atyre xhamave që askush nuk e kupton se pse duhet të jenë në atë gjendje. Të copëtuar, të krisur dhe gati të padukshëm, të gjithë me radhë.
“ Këta i bëjnë fëmijët, kur vijnë nga shkollat në drekë dhe pasdite, ja aty afër zonës së kamzës”. Se si fëmijët e bënin një gjë të tillë, ajo i përgjigjet shkurtimisht dhe duke ngritur të dy supet me duart në xhepat e një xhupi të madh dimëror;” ku e dimë ne” !
Biletat kanë shkuar drejt rënies dhe udhëtarët e pakët që e blejnë një të tillë e bëjnë vetëm sepse nuk kanë para për të udhëtuar me furgon”, shtoi Emineja.
Po të hidhje një vështrim përgjatë gjithhë vagonave do të vije re se njerëzit që ishin aty, gjendeshin nga halli, dhe sipas nje zonjë rreth të gjashtëdhjetave, më shami të bardhë në kokë dhe me disa qese të mëdha me shishe plastike bosh, “ shyqyr që i kemi dhe këta trena”.
Ajo që mbinte me shumë në sy nga gjithçka ishte ndarja e vagonave. Kalimi nga nje vagon në tjetrin të krijonte përshtypjen sikur do rrëzoheshe dhe ishte shumë e vështirë të kaloje.
Nëpër dritaret me xhama të thyer nevojën për funksionimin e perdeve mund ta ndjeje vetëm kur Emineja, teksa përshkonte vagonat me radhë, shprehte me zë pak më të lartë se ai i zakonshmi;” bëni kujdes, mos iu gjuan njeri”! A thua ne ishim gazetarë që ishim nisur për në Haiti apo ndonjë vend lufte.
Gjithë panorama anësorë ishtë me shtëpi, diku një katëshe, duku dy katëshe, apo deri në pesë katëshe. Duhej të bëje kujdes, nëse afroheshe tek dritarja e nxirrje kokën jashtë, ndonjë degë peme mund të të trulloste mendjen.
N ë Durrës mbërritëm rreth orës 9:30, boria e trenave ishte treguesi më i përpiktë. Për këtë dukej sikur trenisti nuk harronte asnjëherë. Sikur gjithçka të ishte si përpikmëria e rënies së borisë.
Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, zotin Vangjush Dako çështja e restaurimit të hekurudhës as që përmendjes, dhe dukej sikur nuk ekzistonte fare.
Pas mbërritjes në Tiranë nisëm rrugëtimin pak metra më tutje, atje ku ishte “ Drejtoria Rajonale e Hkurudhës. Një godine e cila si për nga vendndodhja edhe për nga pamja dukej sikur nuk ndryshonte shumë nga trenat. Ishte për të ardhur keq dhe për tu çuditur se si ky dikaster ishte i lenë mënjane sikur nuk ishte pjesë e buxhetit të shtetit. Pranë një fushe të madhe, dhe zone disi të pabanueshme, edhe pse ne mes të Tiranës, kjo godinë dykatëshe të mirëpriste pranë saj , pasi të kishe kalur disa pellgje me ujë. Tek ngjisja shkallët, një grua pastronte dhe si “për dreq” ,ajo pastërti nuk binte në sy në një vend “ të varfër”, për syrin e kujtdo.
“Drejtori nuk është në zyrë”, shprehu pasi e pyeta dhe më dërgoi tek një tjetër shef.
“Ky, mund të të ndihmojë më shumë se kushdo, ka qenë drejtor dhe tani ka tjetër funksion”, shtoi më pas.
Ishte një zotëri rreth të pesëdhjetave dhe më syze në kokë diç rregullontë një prizë. Në këtë ambjent të lenë mënjanë nga shteti, puna e kujtdo duhet të jetë disa funksionale, ndryshe si dihet se çfarë ndodh.
Pasi regulloi disa gjera në zyrën e tij ky zotëri, inxhinier me emër në këtë fushë, më kërkoi me mirësjellje të mos i shkruaja emrin. Nuk i pëlqente të dukej.
Nuk do ishte etike të bëhej një gjë e tillë, ndaj po e quaj thjeshtë inxhinieri.
Pasi i tregova se çfarë kërkoja dhe çfarë doja të pasqyroja, nisi të shfletonte disa faqe të pafundta në çantën e tij dhe dosje mbi tavolinë.
Ajo zyrë disi e vjetër , disi e arreduar si në vitet 70 dukej sikur nuk kishte ndërruar asgjë. As radion URT DURRËS, më një pamje që sot vështirë ta gjesh nëpër ambjente të tjera.
Historiku i hekurudhës shqiptare.
Rrjeti hekurudhor i Republikës së Shqipërisë është i barabartë me 480 km. Fillimeët e tij janë në aksin durrës-peqin dhe kanë filluar në 01.05.1947 dhe kanë mbaruar në nëntor të këtij viti. Ndërsa ato të aksit hekurudhor durrës tiranë kanë nisur në 1948 dhe kanë mbaruar në gusht të 1949. Krahas këtyre është ndërtuar dhe aksi peqin elbasan në 1950, punimet e të cilit kanë mbaruaR në 1957. Hekurudhat e tjera kanë pësuar në vazhdën e viteve në vazhdim dhek anë përfshirë disa akse qytetesh. Ndër të cilat mund të përmendim: Vorë Peqin, punimet e të cilit nisën në i960 dhe përfunduan në 1963. Akse të tjera janë ato të: Rrogozhin- Fier, Elbasan- Librazhd, Librazhd-Prrenjas, Fier- Ballç, Prrenjas -Pogradec, Laç-Lezh, Lezh- Shkodër. Përpos gjithçkaje brenda vendit kemi edhe hekurudhën përgjat Shkodrës dhe kufirit me Hanin e Hotit. Një tjetër aks me rëndësi për udhëtarët shqiptar ndër vitë ka qenë ai i Fier-Vlorë, punimet e të cilit kanë përfunduar në 1985.
Krahas gjithçkaje të ndërtuar me mjeshtëri, dora e njeriut në kohë lufte, si ato në vitin 1997, shkatërruan aksin Milot- Rrëshen.
Panoramë e Hekurudhës Shqiptare.
Nëse përmirësimet e dukshme në vendin tonë kanë prekur shumë rrugë shqiptare, askush nuk e ka ndjerë të nevojshme dhe të domosdoshme një ndalesë në “eurostaret shqiptare”.
Sipas inxhinierit dhe ish drejtorit:” gjendja e linjave hekurudhore lë për të dëshiruar. Që nga viti 1990 e deri më sot janë bërë shumë pak investime”. Me një mimikë fatkeqe ai duket sikur belbëzoi si me dashje:”për të mos thënë fare”.sipas tij shteti nuk është kujtuar asnjëherë dhe nuk i ka mbështetur financiarisht.
Më pas ai shtoi:” ditët e fundit grafiku i uljes së shpejtësisë që nga nëntori i 2009 e në vazhdim është mjaft shqetësues. Trenat ecin më një shpejtësi tepër të ulët, sidomos në kthesa”.
“Zonat veriore kanë një ulje të ndjeshme të shpejtësisë si rezultat i kalbjes së traversave të drurit dhe me zëvendësimin e tyre me traversa betoni. Ndërsa disa zona të tjera si ajo e Lezhë-Baçel, pasojë e traversave të kalbura dhe probleme të qendrueshmërisë së trasesë.”.
Tek kthen mendjen në xhamat e thyer të dritareve sjell rishtazi në kujtesë kalimet e paligjshme të mjeteve auto dhe njerezëve mbi shina. Kështu arsye pas arsye njerëzit ndihen më pak të sigurt dhe të pakënaqur në udhëtimit me tren, në një ecje prej 15 km në orë, sidomos në ndërrueset kryesorë dhe dytësorë të stacioneve. Në këtë situatë kritike, mimika e tij ironinzon hapur, pas fjalisë:” treni i tiranës niset nga këtu ne 5:55 dhe mbërrin sërish në 19:45”, a thua ku po shkon!
Në vazhdën e një grafiku të gjatë kilometrash, orësh dhe shpejtësie “breshke” kupton kushdo pse fluksi është shumë i ulët.
Ajo që kushdo merr me vete në një udhëtim me tren sado të shkurtër, është siguria kundrejt aksidenteve.”sikur të vihej dorë nga infrastuktura, situate do ishte e mirë”, shtoi inxhinieri.
Mungesa e përgjegjësisë mbi marrjen e masave. Askujt nuk i është shtrëmbëruar apo vrarë shikim nga vagonat e e prishura. Nga sediljet dhe pamja e shkretë. Gjendja e teknikës hekurudhore është shumë e dobët. Vagonat, lokomotivat tërheqëse, po ashtu, ajo që ishte e dukshme dhe të gjithë vunë re ishte ndriçimi i mirë dhe pajisja me tualete e trenave dhe depozita për to.
Askujt nuk i dhimbset askush më shumë sesa vetja. Teksa kushdo që hipte për herë të parë shprehte hapur apo fshehtas që nuk do ta bënte më, të tjerët, punonjësit e administratës ishin të lenë mënjanë ashti si vetë vagonat. Pagat e ulta, shkelje e kodit të punës dhe kontratës kolektive të personelit ishin shkelje flagrante.
Uf sa herë kemi kërkuar atë çka na takon dhe I shërben vendit”- po kush të dëgjon, shprehu më zë të zgjatur inxhinieri.
*********
Infrastuktura është kyçi në gjithçka, jo vetëm në hekurudhë. Rregulli, gabimet jo vetem të shtetit, e të mbledhura së bashku sjellin atë që kushdo sheh në trenat tanë “ekspres”
Ministria e Trasporteve duhet të marrë masa jo vetëm për hekurudhat, jo vetëm për vagonat, jo vetëm për pagat e personelit, fikjen e zjarrit, por për gjithçka që e përbën këtë sistem.
Nëse një dite nuk ke lek në xhep, apo veç disa qindarka, zgjidh të udhëtosh me tren. Por nëse e bën këtë, nis të reflektosh që ky vend kërkon shumë punë dhe ato të padukurat në sytë e të tjrëve të përplasen një ditë në fytyrë. Shqipëria nuk është aq sa duket. Rrenjët e thella kanë shumë degë të padukshme, por tepër të domosdoshme. Ajo që syri i njeriut kap, nuk është e gjitha dhe ajo që kapet nga syri i të huajve ne na çudit. Duhet nje tjetër bori…këtë herë jo nga treni!

Hello world!

•Prill 28, 2010 • 1 Koment

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.